111
VARRI MONUMENTAL NR. 3 I QYTETIT ANTIK AMANTIA Jamarbër BUZO, Elio HOBDARI ILIRIA XL
Gjatë ekspeditës arkeologjike të vitit 2016 në Amantia u ndërmorën disa punime, të cilat sollën elemente të reja dhe të dhëna më të plota rreth ndërtimit dhe arkitekturës të varrit monumental nr. 3. Varri ndodhet në pjesën qendrore të nekropolit verilindor, atje ku përqëndrimi i ndërtimeve funerare është më i madh (Tab. I). Shumë pranë tij ndodhen varret e regjistruara me nr. 2,4,5 (Tab. II, 1-4). Për herë të parë ky përqëndrim varresh u dokumentua gjatë një ekspedite përnjohëse të ndërmarrë nga autorët e këtij punimi në vitin 20111. Një vëmendje e veçantë gjatë ekspeditës ju kushtua varreve monumentalë nr. 2 dhe nr. 3, pasi dhomat e tyre të varrimit ishin më të lexueshme2. Mund të supozohet se ndërhyrjet e mëparëshme në varrin nr. 3 janë kryer nga ushtria italiane, njësi të së cilës kanë qenë dislokuar në vend gjatë LIB3. Për këtë dëshmon e vetmja depozitë e indentifikuar (US 003-02) gjatë
1 Buzo, Hobdari 2014, f. 23-26.
2 Dhomat ishin hapur paksa më me kujdes, sikundër ndodh rëndom nga ndërhyrjet klandestine të hasura vitet e fundit në terren. Nga verifikimet e raporteve të gërmimeve të kryera ndër vite në Amantia nuk na rezultoi varret të kenë qenë objekt i
qëllimshëm studimi.
3 Banorët vendas deri vonë kanë ruajtur kujtime për dislokimin e ushtrisë italiane në Amantia. Për më konkretisht shih : [ Anamali 1972, f. 69].