Figures

Chargement...
Couverture fascicule

Kalaja e Hadërajt / La forteresse de Hadëraj

[article]

Année 1987 17-1 pp. 227-228
doc-ctrl/global/pdfdoc-ctrl/global/pdf
doc-ctrl/global/textdoc-ctrl/global/textdoc-ctrl/global/imagedoc-ctrl/global/imagedoc-ctrl/global/zoom-indoc-ctrl/global/zoom-indoc-ctrl/global/zoom-outdoc-ctrl/global/zoom-outdoc-ctrl/global/bookmarkdoc-ctrl/global/bookmarkdoc-ctrl/global/resetdoc-ctrl/global/reset
doc-ctrl/page/rotate-ccwdoc-ctrl/page/rotate-ccw doc-ctrl/page/rotate-cwdoc-ctrl/page/rotate-cw
Page 227

Ilia ÇANO

KALAJA E HADËRAJT

Kalaja e Hadërajt ngrihet mbi një ko-dër 622 m të lartë, (Fig. la), faqja veriore e së cilës bie pothuajse thikë në luginën e një përroi, kurse faqet e tjera zbresin më butë në formë tarracash natyrore. Një përshkrim të saj na ka dhënë Neritan Ceka1 së bashku me planimetrinë e rrethimit kryesor në ma-jë të kodrës. Nga ana planimetrike fortifi-kimi i pëtfket tipit me akropol dhe me shu-më rrethime. Muri rrethues i akropolit ka një gjatësi rreth 320 m dhe përfshin një si-përfaqe prej 0,6 ha brenda tij.

Muri ndjek terrenin, duke formuar një planimetri në formë trekëndëshi me kulme të rrumbullakosura. Ndërtimi i tij është bërë me gurë të mëdhenj e mesatarë të papunuar (Fig. lb). Përmasat e gurëve në përgjithësi janë 30x40x10 dhe 30x30 x90 cm. Gje-rësia e vetë mûrit është 2,60 m. Gurët e kë-mishës së jashtme të mûrit përgjithësisht janë të vendosur pingui ndaj fasadës, kurse në këmishën e brendshme në mënyrë të çrregullt. Pjesa ndërmjet tyre është mbu-shur me gurë mesatarë e të vegjël.

Në këtë mur vëmë re edhe dy kulla që janë katërkëndëshe. Njëra prej tyre, që ndodhet në pjesën juglindore dhe që është ruajtur mirë, ka përmasat 4,50 x 7,80 m, kurse kulla nga veriperëndimi është e mbu-luar me dhé. Teknika e ndërtimit të kulla-ve dallon nga ajo e mureve rrethuese. Në gurët e tyre vihet re njëfarë punimi drejt formës kuadratike, por pa arritur faqe të

rrafshta. (Tab. V, 2). Ata janë të vendosur për së gjati në lidhje me faqet e kullës, por ka dhe raste ndërthurjesh të tyre për sigu-rimin e një qëndrueshmërie më të madhe. Muri kryesor duket se ka pasur vetëm një hyrje nga ana e thepisur. Përveç rrethimit kryesor, kalaja e Hadërajt ka dhe 4 rrethi¬ me që vijnë menjëherë pas të parit. Ato g j enden në anën veriore dhe kanë gjerësi të kufizuar (1,20-1,70 m) (Fig. le). Përveç kë-mishës së jashtme muret kanë edhe një kë-mishë të brendshme, gjë që tregon se s' janë tarracime, por mure të mirëfillta mbrojtëse. Vihet re se këto mure kanë në mesin e tyre hyrje të formuara nga ndërprerja e mureve (Fig. 1 d). Interes paraqet në këtë drejtim hyrja e rrethimit të dytë, e cila krijohet nga ndërprerja e mûrit dhe ka në anën e brend¬ shme edhe një mur tjetër që mbronte vetë hyrjen në rast rreziku nga ana ballore. Gjith-ashtu në hyrjen e rrethimit të fundit (rre-thimi i pestë), që sigurohet nga vazhdimi i mûrit, ka në mes një grumbull gurësh, i cili përfaqëson me sa duket një tumul mbrojtës që përforcon hyrjen. Veçanërisht të shumta janë në kalanë e Hadërajt tarraeat, të cilat janë të përforcuara me ledhe guri. Ato i gjen si brenda mureve ashtu edhe jashtë tyre. Gjerësia e ledhe ve në përgjithësi nuk i ka-lon 1,20 m. Gurët e përdorur për ndërtimin e tyre janë të vegjël ose mesatarë. Tarraeat që ndodhen brenda mureve si dhe vetë mu¬ ret rrethuese që vijnë pas akropolit ndër-

1) N. Ceka, Qendrat e fortifikuara të amantëve, «Monumentet», 10, 1975, f. 3.

doc-ctrl/page/rotate-ccwdoc-ctrl/page/rotate-ccw doc-ctrl/page/rotate-cwdoc-ctrl/page/rotate-cw